LAJMI I FUNDIT:

Vajza që raportonte për luftën në Siri, i shkruan letër Donald Trumpit

Vajza që raportonte për luftën në Siri, i shkruan letër Donald Trumpit

Bana Alabed, 7-vjecarja nga Aleppo që u bë e njohur për raportimet e saj mbi luftën në Siri përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar një letër të hapur për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Ju duhet të bëni dicka për fëmijët e Sirisë për shkak se edhe ata sikurse fëmijët tuaj meritojnë të jetojnë në paqe”, ka shkruar ajo.

Bana dhe familja e saj janë larguar nga Aleppo në dhjetor, gjatë evkuimeve maisve dhe tani janë duke jetuar në Turqi.


Ajo u bë e njohur për raportimet e saj në Tëitter gjatë rrethimit në lindje të Aleppos, me ndihmën e nënës së saj, Fatemah.

Nëna e Banas ka thënë për BBC se vajza e saj e ka shkruar letrën atë ditë para inaugurimit të Presidentit Trump, transmeton arbresh.info.

Më poshtë është letra e saj e plotë:

I dashuri Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, nga Aleppo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Aleppo isha në shkollë por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhepse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirian nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori