LAJMI I FUNDIT:

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duan të marrin nën kontroll Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar nga lufta, një vajzë nga Palestina, e cila u prezantua si vajza e Marije Hannoun, i dërgoi një mesazh përmes një videoje.

Deklarata e liderit amerikan, sipas së cilës palestinezët e zhvendosur duhet të zhvillojnë territorin e tyre në vendet fqinje, ku do të jetonin “njerëzit e botës”, shkaktoi reagime të shumta.

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Lexo po ashtu “Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Për këtë arsye, vajza i drejtoi një mesazh 78-vjeçarit, duke shprehur dëshirën që presidenti amerikan ta dëgjonte atë.


“Përshëndetje, i dashur Trump, president i SHBA-ve. Unë jam vajza e Marije Hannoun nga Gaza dhe dua të të bëj një pyetje, duke shpresuar që ky mesazh do të të arrijë dhe do të më përgjigjesh. Si një fëmijë që ka mbijetuar luftën në Gaza, nëse të kërkoj të largohesh nga shtëpia jote dhe të jetosh në Egjipt apo Kinë, a do ta pranoje këtë?”, pyeti vajza.

Në vazhdim, ajo konstatoi se udhëheqësi amerikan nuk do ta pranonte një propozim të tillë.

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
Lexo po ashtu Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

“Nëse ti do ta refuzoje, atëherë pse më detyron mua të largohem nga shtëpia dhe vendi im? A nuk jeni ju vendi i lirisë në botë? Për çfarë lirie po flasim, kur ti dëshiron të na dëbosh nga toka jonë?”, tha ajo.

Në fund, vajza theksoi se Trump mund të kontrollojë gjithë botën, përveç Gazës. /Telegrafi/