Trupi i djegur i Victoria Martensit është gjetur në banesën e saj në New Mexico, pasi është dhunuar, mbytur dhe copëtuar në prag të ditëlindjes së dhjetë.

Policia ka konfirmuar se asaj i është dhënë amfetaminë, e pastaj është sulmuar seksualisht, ndërsa më vonë ia kanë zënë frymën derisa është mbytur, transmeton Telegrafi.


Me të shkuar në banesën e saj, forcat e rendit e kanë gjetur vajzën e shkrumbëzuar dhe të  mbështjellë me tapet në një cep të banjës.

Mësohet se ajo është droguar nga nëna saj, Michelle Martens, e cila e ka ndihmuar të dashurin Fabian Gonzales që ta dhunojë seksualisht.

Partnerët kriminelë janë ndihmuar nga një kushëri e saj, që të presin gjymtyrët dhe kokën e fëmijës, për ta djegur dhe zhdukur dëshmitë.

Por, fqinjët që kanë dyshuar për një aktivitet të pazakontë në afërsi të tyre, e kanë njoftuar Policinë, të cilët më pas e kanë thyer derën me forcë.

Mbi nënën dhe të dashurin e saj rëndon dënimi për abuzim me fëmijë dhe sulm seksual, që ka rezultuar me vdekje.

Pa dënim nuk mbetet as kushërira e cila ndihmoi në fshehjen e provave, për këtë krim mizor. /Telegrafi/

This Aug. 25, 2016 booking photo provided by the Metropolitan Detention Center shows Michelle Martens. New Mexico Gov. Susana Martinez says what happened to the little girl

Fabian Gonzales,. Albuquerque police are releasing new details in what they are calling one of the worst cases they've ever seen. Police said 35-year-old Michelle Martens and her boyfriend, 31-year-old Fabian Gonzales confessed to police Wednesday that they injected Martens' 10-year-old daughter with methamphetamines