Elizabeta Peskova, vajza e zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, publikoi një mesazh në llogarinë personale në Instagram në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.
Përkatësisht, Peskova publikoi një katror të zi në të cilin shkruan “jo luftës”, hashtag që përdoret shpesh tek kundërshtarët e pushtimit rus.
Mesazhi, i cili është fshirë, është ripublikuar nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr.
Kujtojmë, vajza e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, Sofia, dje iu bashkua korit të rusëve të pasur që sulmuan hapur Vladimir Putinin për pushtimin e Ukrainës.
Trashëgimtarja 27-vjeçare, e cila kalon pjesën më të madhe të kohës në Londër, ndau një postim në Instagram me një foto të Putinit të kryqëzuar me mesazhin “Gënjeshtra më e madhe dhe më e suksesshme propagandistike nga Kremlini është se shumica e rusëve qëndrojnë pranë Putinit”.
Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se ka rrëzuar 14 aeroplanë, tetë helikopterë si dhe ka vrarë mbi 3500 ushtarë rusë. /Telegrafi/
Liza Peskova, the daughter of Putin's spokesman, has posted this "No to war" message on her Instagram stories pic.twitter.com/vHlu029OIO
— Francis Scarr (@francis_scarr) February 25, 2022