Këngëtarja Selena Gomez është sërish e dashuruar dhe nuk ndahet nga i dashuri i saj i ri, muzikanti Andrew Taggart, anëtar i dyshes së famshme “The Chainsmokers”.
Çifti përpiqet ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, por fotografët amerikanë i kanë kapur tashmë në një takim.
Pas publikimit të fotografive, ish e dashura e Taggart, Eve Jobs, vajza më e vogël e të ndjerit Steve Jobs, e ka fshirë profilin e saj në Instagram, ku më parë ishte shumë aktive.
Ndryshe, 24-vjeçarja e nisi lidhjen me muzikantin në verën e kaluar, por duket nuk zgjati shumë.
Anëtari i grupit të popullarizuar e harroi shpejt për të vazhduar me Selenan, e cila nuk ka pasur një lidhje të njohur publikisht që nga viti 2017, kur u nda me The Weeknd. /Telegrafi/