Vajza e Clint Eastwoodit, Francesca, është fotografuar duke u larë me bikini dhe duke qëndruar në plazh.
Aktorja 23 vjeçare në një moment ka vendosur t’i heqë jelekët dhe është fotografuar me gjoksin jashtë në Malibu.
Francesca deri më tani është paraqitur në disa role filmike, ndërsa në vitin e kaluar u angazhua në filmin vestern, “Outlaws and Angels”.
Ajo njëherësh tërhoqi vëmendje kur e shoqëroi babanë e saj në tepihun e kuq në shtator të vitit 2016, në premierën e filmit “Sully”.
Ndryshe, krahas të qenit aktore, Francesca është edhe modele dhe personalitet televiziv. /Telegrafi/