Uthulla është ushqimi të cilin sikurse kripën ose vajin e marrim si të mirëqenë. Po ajo ka histori interesante dhe aplikime të shumta: përveç në sallata, mund ta përdorim në gjella të ndryshme, duke përfshirë edhe desertët. I atribuohen edhe veçoritë shëruese.
Prodhohet nga shumë burime
Si edhe shumë gjëra tjera që në kohën e sotme na duken të pazëvendësueshme, uthulla është zbuluar krejt rastësisht. Dikur moti, para shumë kohësh, diku para rreth 10.000 viteve dikush e ka ruajtur për së tepërmi verën në një enë joadekuate dhe ajo është tharbur.
Fatmirësisht, këta paraardhës tanë të lashtë kanë gjetur mënyrën për ta përdorur verën e tharbur dhe prodhimi i uthullës është bërë një nga industritë komerciale më të hershme.
Sot, përveç nga rrushi prodhohet edhe nga shumë ushqime tjera që përmbajnë sheqer natyral: shurupi i panjës, patatet, kokosi, mjalti, birra, orizi integral, pemë e ndryshme si mollë dhe kumbulla. Por parimi është gjithmonë i njëjtë: fitohet me fermentimin e sheqernave natyrale në alkool dhe pastaj me fermentimin sekondar në uthull.
Veçoritë shëruese të uthullës
Që nga lashtësia uthulla ka aplikim të shumëfishtë. Babilonasit 5000 vjet para erës sonë e kanë përdorur si konzervans dhe mëlmesë. Hipokrati ka lavdëruar veçoritë e saj shëruese dhe e ka përdorur si antibiotik, ndërsa grekët e vjetër me ndihmën e uthullës i kanë bërë turshi apo konservuar perimet dhe mishin.
Pacientëve derisa i shëronin nga sëmundjet mjekët e lashtë grek u kanë dhënë pije shëruese nga mjalti dhe uthulla. Edhe në Bibël thuhet që uthulla është përdorur për shkak të veçorive të saj shëruese dhe relaksuese.
Kur gjenerali i madh Hanibali në shekullin 3 para erës së re ka kaluar Alpet me ushtrinë e vet të elefantëve, në këtë sipërmarrje e ka ndihmuar uthulla. Copat e gurëve që i kanë dalë në rrugë janë nxehur dhe spërkatur me uthull, çka i ka thyer.
Gjatë luftës së parë botërore me uthull janë shëruar plagët, ndërsa samurajët e lashtë në Azi kanë besuar që uthulla është tonik i cili ua rrit forcën dhe vitalitetin.
Edhe sot në mjekësinë popullore uthulla konsiderohet eliksir i jetës së shëndetshme. Është e pasur me acidin acetik i cili rrit absorbimin e mineraleve të rëndësishme nga ushqimi që e hamë. Përveç kësaj, uthulla mund të balancojë sheqerin në gjak sepse aktivizon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet nga ushqimi në sheqer dhe kështu ngadalëson absorbimin e sheqerit në gjak.
Uthulla mund të na ndihmojë në reduktimin e masës trupore sepse me të mund të zëvendësojmë ushqimet e pasura me yndyra, si dressing kalorik për sandviç dhe sallatat e bazuara në majonezë. Varësisht nga mënyra e përfitimin, ka shumë lloje uthulle dhe me të shpeshtat janë këto:
Uthulla alkoolike. – Fitohet me fermentimin e alkoolit të pastër etilik. Përveç se për përgatitjen e ushqimit dhe turshive, mund të ketë edhe aplikime tjera në shtëpi, si pastrimi dhe largimi i gurzive.
Uthulla e verës. – Ashtu si vera, mund të jetë e bardhe dhe e kuqe, ndërsa kualiteti i saj varet nga lloji i verës nga e cila është përfituar. Përveç që është krijuar nga vera e mirë, uthulla kualitative e verës maturohet në fuçi druri prej disa javësh deri në disa vjet.
Uthulla balsamike – Është mbretëresha e uthullës. Ka ngjyrë të errët dhe përbëhet nga shtresat me shije subtile. Pas fermentimit të dytë mbahet në fuçitë e drurit ku maturohet apo vjetërsohet prej 10 deri 30 vjet, ndonjëherë edhe më gjatë. Disa uthulla balzsmike krijohen edhe me derdhjen e saj në fuçitë e krijuara nga llojet e ndryshme të drurit. Pikërisht ky kombinim i fuçive të drurit, verës dhe kohës i jep shije unike.
Uthulla e mollës. – Ka shije të fortë dhe ngjyrë të ngrohtë të mjaltit. Shpesh përdoret në mjekësinë popullore dhe i atribuohen shumë veçori shëruese. Thonë që redukton kolesterolin dhe yndyrat në gjak, pastron organizmin, rregullon tretjen dhe normalizon shtypjen e gjakut.
Uthulla e orizit. – Përfitohet me procesin disamujor të tharbëtimit të orizit integral. Origjinën e ka nga Kina dhe Japonia. Në krahasim me llojet tjera të uthullës është shumë e lehtë dhe ka shije pak të ëmbël. I atribuohen shumë veçori shëruese, për shembull, konsiderohet që lehtëson lodhjen, përmirëson tretjen, i jep shkëlqim flokëve dhe ulë tensionin.
Uthulla Umeboshi. – Në fakt është lëng i cili krijohet me procedurën e vënies në turshi të kumbullave umeboshi. Ka aromë të lehtë, citrusi. Në mjekësinë orientale shërben për forcimin e stomakut dhe zorrëve tek helmimi dhe inflamacionet bakteriale, ndërsa thonë që largon edhe lodhjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit