Uta Ibrahimi përfundon me sukses ngjitjen e saj të 12-të në projektin 14 Majat Mbi 8000 Metra

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi, arriti një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke ngjitur Majën Gasherburum 2, të lartë 8035 metra më datë 21 Korrik, rreth orës 09:30-10:00.
Kjo majë është e 13-ta më e larta në Tokë, dhe ngjitja e saj përbën një arritje të rëndësishme në misionin e Utës për të përfunduar ngjitjen e 14 majave më të larta të Himalajave.
Kjo ngjitje e fundit në Gasherburum 2 shënon përmbylljen e ngjitjes së pesë majave mbi 8000 metra në Pakistan për Utën, dhe tani ajo është vetëm dy maja larg për të përmbushur projektin e saj të madh. E veçanta e kësaj ngjitjeje është koha rekord e arritur nga Uta, duke përfunduar të gjithë procesin brenda vetëm 12 ditëve. Kjo përfshin arritjen në kampin bazë, ngjitjen në majë, dhe kthimin në kampin bazë.
Duke nisur nga Kampi 2 në 6400 metra, me një pauzë në Kampin 3, Uta dhe ekipi i saj u nisën drejt majës. E gjithë ngjitja dhe kthimi në Kampin 2 zgjati rreth 30 orë, duke përfshirë pritjet e shumta për shkak të hapjes së shtegut dhe sfidave të tjera të terrenit.
Uta dhe sherpa arritën në majë të parët pas ekipit të skijatorëve amerikan, duke kaluar shumicën e kohës në përdorim të litarëve të vjetër apo të lidhur në short-rope për siguri më të madhe.
Një nga sfidat më të mëdha të kësaj ngjitjeje ishte vendimi për përdorimin e oksigjenit. Uta tentoi të ngjiste majën pa përdorimin e bombolave të oksigjenit, por në një largësi prej 7700 metrash dhe në kushtet e një mëngjesi të ftohtë, ajo vendosi të përdorë oksigjenin për të shmangur ngrirjen eventuale dhe për të siguruar ngjitjen e suksesshme. Ky vendim tregon përkushtimin dhe përgjegjësinë e saj ndaj sigurisë personale dhe suksesit të misionit.
Arritja e Majës Gasherburum 2 është një tjetër faqe e lavdishme në librin e arritjeve të Uta Ibrahimit. Me vetëm dy maja të mbetura për të përfunduar projektin e 14 majave të Himalajave, Uta po afron gjithnjë e më shumë drejt përmbushjes së një ëndrre të madhe dhe të guximshme. Kjo ngjitje është dëshmi e vendosmërisë, aftësisë dhe shpirtit të saj të pamposhtur për të sfiduar limitet dhe për të arritur lartësi të reja në botën e alpinistëve.
Historia e Uta Ibrahimit nuk është vetëm një testament i arritjeve personale, por edhe një burim frymëzimi për gjeneratat e reja të alpinistëve dhe sportistëve në mbarë botën. Ajo tregon se me përkushtim, sakrificë dhe një qëllim të qartë, çdo ëndërr është e arritshme, pavarësisht sa e lartë apo e vështirë mund të duket.
Uta Ibrahimi na kujton se kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u tejkaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës