Gratë të cilat mendojnë që në fillim të shtatzënisë mund të vazhdojnë të ushtrojnë me intensitetin e njëjtë, do të duhej të ndalonin. Pos tek noti, ushtrimet intensive rrisin rrezikun nga abortimi.
Gratë që ushtrojnë intensivisht, merren me vrapim apo ndonjë lloj tjetër të ushtrimeve të mundimshme, që zgjasin së paku 7 orë në javë, gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, në fakt rrezikojnë shtatzëninë, pohohet në studimin e publikuar në The International Journal of Obstetrics and Gynaecology.
Ushtrimet intensive gjatë fazës së parë të shtatzënisë, bartin me vete 3.7 herë më shumë rrezik për abortim spontan, në krahasim me femrat të cilat nuk ushtrojnë fare, pohojnë shkencëtarët danezë, transmeton Telegrafi.
Rreziku nga abortimi i shkaktuar nga ushtrimet pothuajse tërësisht largohet pas javës së 18-të të shtatzënisë. E autorët e studimit theksojnë që përfundimet e tyre nuk do të duhej të ndikonin te femrat, të cilat bëjnë ushtrime të lehta trupore.
Tek gratë të cilat kanë notuar në cilën do periudhë të shtatzënisë, po ashtu nuk është vërejtur rrezik nga abortimi, thuhet në rezultatet e studimit, i cili ka përfshirë intervistimin e 92.671 shtatzënave në Danimarkë.
Të dhënat janë analizuar nga Anne Marie Nybo Andersen, dhe kolegët e saj nga Universiteti i Danimarkës Jugore.
Megjithatë, rezultatet dëshmojnë se, udhëzimet e tashme, që doktorët u japin shtatzënave në shumë vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA, janë kontestuese – që të vazhdojnë me ushtrimet trupore sikur para shtatzënisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025