LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime kardio për çdo ditë të javës

Ushtrime kardio për çdo ditë të javës

Nëse po bëni të njëjtat ushtrime të mërzitshme kardioje dhe keni nevojë të ndryshoni rutinën, jeni në artikullin e duhur, pasi më poshtë gjeni videot që ju duhen

Të hënën: Tabata


Kjo video 15 minutëshe do t’ju bëjë zemrën të rrahë si e çmendur pa nevojën e ndonjë pajisjeje.

Të martën: Kërcim kardio

Gjatë videos 9-minutëshe do të të aktivizoni muskujt e të gjithë trupit, ndërkohë që bëni qejf gjatë procesit.

Të mërkurën: Kardio e lehtë

Kjo video 25-minutëshe do t’ju stërvisë të gjithë trupin dhe pjesa më e bukur është se nuk keni nevojë për asnjë pajisje shtesë.

Të enjten: Vrap

Vrapi nuk është i mërzitshëm, përkundrazi. Në video përdoret një pistë vrapi, por ju mund ta zëvendësoni lehtësisht me vrapin në mjedise të hapura.

Të premten: Festë kërcimi me kardio

Kjo video 18-minutëshe do t’ju bëjë të djersiteni, por në të njëjtën kohë edhe të tonifikoni trupin.

Të shtunën: Stërvitja HIIT

Videoja ka vetëm 6 lëvizje që mund t’ju duken të thjeshta në pamje të parë, por do t’ju shpejtojnë rrahjet e zemrës, në të njëjtën kohë që ju forcojnë trupin.

Të dielën: Kardio e shpejtë

Ushtrime relativisht të lehta, por mjaftueshëm sa për t’u djersitur.

Burimi: Well and Good