LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Kosovës, shqetësim për Rusinë

Ushtria e Kosovës, shqetësim për Rusinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka marrë me shqetësim vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakove të ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri  dhe ka paralajmëruar se “një vendim i tillë kërcënon stabilitetin e Ballkanit”.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”  Rusia disa herë ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se pretendimet e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë mund të ketë vetëm forca ushtarake shumëkombëshe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

“Askush nuk mund të japë garanci se të ‘ashtuquajturat’ forca të armatosura, kurrizi i të cilave përbëhet nga ‘terroristët e UÇK-së’, nuk do të përdoren kundër popullatës serbe në veri”, citon gazeta serbe tekstin e reagimit të diplomacisë ruse.


Më tej, sipas gazetës serbe, Ministria e Punëve të Jashtme Ruse, paralajmëron se ata që përkrahin Kosovën po përpiqen që me shpejtësi të riorganizojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri, “për të transferuar sa më shpejt ish militantët nën ombrellën e NATO-s”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori