Në një moment të videos së publikuar më poshtë, shihet një ushtar i cili shënjestron një tank rus dhe pasi mëson se është momenti i duhur e shkrep predhën që e godet direkt.

Nga kjo goditje tanku shkatërrohet plotësisht – ndërsa shumë mjete tjera goditen nga artileria që ishte shumë e koordinuar dhe e saktë në gjuajtje.

Novomykhailivka gjendet në perëndim të qytetit të Donetskut, ku rusët ia kanë mësyrë këtij vendi që nga dimri, por deri më tani nuk kanë arritur ta marrin nën kontroll. /Telegrafi/