Një i ushtar rus i zënë rob nga ukrainasit është intervistuar nga një bloger ukrainas, ku shpjegoi në detaje rrëfime nga fushëbeteja.
Ushtari rus ishte rekrutuar nga grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner në krye me Yevgeney Prigozhin, që konsiderohet aleat dhe njeri shumë i besueshëm i Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Sipas tij të gjithë ish-të burgosurit që janë rekrutuar dhe dërguar në luftë në Ukrainë, janë kërcënuar nga eprorët e tyre se do të qëllohen për vdekje nëse tërhiqen apo tentojnë të mos e drejtojnë armën kah ukrainasit.
Sipas tij, shumica e të rekrutuarve ishin ish-të burgosur që janë dënuar për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm.
E pretendimet për rekrutimin e ish-të burgosurve i ka mbështetur edhe inteligjenca nga vendet perëndimore.
Madje kjo sipas tyre është një dëshmi se Putini po humb ushtarë në masë të madhe në luftën në Ukrainë. /Telegrafi/