LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët bjellorusë shtien me armë për të frikësuar grupin e emigrantëve, madje u filmuan duke i shqelmuar e grushtuar

Ushtarët bjellorusë shtien me armë për të frikësuar grupin e emigrantëve, madje u filmuan duke i shqelmuar e grushtuar

Ky është momenti kur trupat bjelloruse shtien me armë në afërsi të një grupi emigrantësh të frikësuar përgjatë vijës kufitare me Poloninë, ku pak orë më herët refugjatët kishin tentuar të kalojnë rrethojën me tela gjembor për t’ia mësyrë vendeve të BE-së.

Videoja e filmuar nga rojet polake, shfaq turmën përfshirë gra e fëmijë të rreshtuar përgjatë rrethojës mbrojtëse në territorin e Bjellorusisë, ku duke tentuar t’i frikësojnë – ushtarët shkrepin disa plumba nga pushkët e tyre automatike.

E sikur kjo të mos mjaftonte ku dëgjoheshin fëmijët e gratë duke bërtitur, dy ushtarë shihen duke i grushtuar e shqelmuar emigrantët – e një tjetër gjunjëzohet dhe ua drejton armën, transmeton Telegrafi.


Pamjet u publikuan nga polakët si kundërpërgjigje për të hedhur poshtë pretendimet e Bjellorusisë, se ushtarët polakë ishin ata që shtien me armë, pasi Minsku zyrtar po tenton të diskreditoj fqinjët në Varshavë, si pjesë e një “sulmi hibrid” mbi BE-në duke i përdorur emigrantët si armë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kalo në kategori