Ushqyerja sipas grupit të gjakut - mit apo ide e mirë
Historia e ushqyerjes në bazë të grupit të gjakut
Të ushqyerit sipas grupit të gjakut e ka zhvilluar Peter D'Adamo, mjek naturopatik, i cili e zhvilloi teorinë se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara, në varësi të grupit të gjakut.
D'Adamo e zhvilloi teorinë sipas të cilët grupi i gjakut e përcakton aftësinë e trupit për të tretur ushqime të ndryshme. Grupi i gjakut 0, për shembull, mund ta tretë mirë mishin, sepse ka të rritur nivelet e acidit në lukth.
Çfarë përfshin ushqyerja në bazë të grupit të gjakut? - Në vijim ju sjellim parimet themelore të ushqyerjes sipas grupit të gjakut.
Në përgjithësi, ushqyerja në bazë të grupit të gjakut e inkurajon konsumin e ushqimeve integrale dhe e minimizon konsumin e ushqimeve të gatshme dhe gjysmë të gatshme të përpunuara.
Ushqyerja sipas grupit të gjakut vjen me një plan të ushtrimeve
Për shembull, për grupin e gjakut A rekomandohen ushtrimet e relaksimit, si joga ose tai chi. Për grupin B rekomandohen ushtrimet e intensitet të moderuar, si ecja. Për grupin e gjakut AB rekomandohet kombinimi i ushtrimeve të relaksimit dhe ushtrimeve të intensitetit të moderuar, ndërsa për grupin e gjakut 0 rekomandohen ushtrimet me intensitet të lartë, si vrapimi.
Përfitimet e ushqyerjes sipas grupit të gjakut
Disa ekspertë pajtohen se ushqyerja në bazë të grupit të gjakut mund ta përshpejtojë djegien e yndyrave, ta rritë nivelin e energjisë, stimulojë sistemin imunitar, përshpejtojë humbjen e peshës dhe ta reduktojë rrezikun e sëmundjeve që janë shkaku kryesor i vdekjes në botë - sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Megjithatë, në këtë temë janë kryer pak hulumtime që këto pretendime të mund të vërtetohen me prova.
Sa është e sigurt ushqyerja sipas grupit të gjakut?
Duke e marrë parasysh se plani i të ushqyerit për grupin e gjakut A dhe 0 është mjaft rigoroz, ekziston shqetësimi se mund t’i reduktojë vitaminat dhe mineralet të cilat janë thelbësore për shëndetin. Edhe pse kjo mund të zëvendësohet me suplemente, vitaminat dhe mineralet është gjithmonë më mirë të konsumohen nëpërmjet ushqimeve integrale, sepse trupi i absorbon më mirë. /Telegrafi/



































