Shumë ushqime gjithmonë janë në zë të keq kur flitet për shëndetin. Ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar duhet të përmbajë ushqime nga të gjitha grupet ushqyese, ndërsa shkencëtarët pohojnë që pikërisht ushqimi i ndaluar sjell shumë dobi për organizmin.
Ju sjellim dhjetë ushqime që nuk duhet gjithmonë t’i shmangni – mund t’i hani, por në sasi të moderuara.
Çokollata
Gjatë dietës dhe dobësimit një nga rregullat është shmangia e ëmbëlsirave dhe veçanërisht të çokollatës, të cilën e adhurojnë shumë femra. Çokollata e zezë ngop më shumë se e qumështit, ndërsa redukton stresin dhe përmirëson disponimin. Çokollata përmban flavonoide që gjenden edhe në verën e kuqe, çajin e gjelbër, pemë dhe perime. Këta antioksidantë reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, kanceri, tensioni i lartë dhe sulmi në tru.
Pastat
Karbohidratet janë të njohura si ushqim i cili trash, por pasta e zier dhe orizi përmbajnë 70 për qind ujë, ndërsa ushqimi i tillë mban më gjatë ndjenjën e ngopjes se sa ushqimi i thatë. Hani pastë integrale me pulë, perime dhe vaj ulliri.
Patatja
Është shumë e rëndësishme mënyra se si e përgatisni këtë ushqim. Për dallim nga patatet e fërguara (veçanërisht nëse shërbehen me ndonjë salcë me numër të lartë të kalorive), patatja e zier ose e pjekur përmban fibra që ndihmojnë djegien e yndyrave dhe rregullojnë metabolizmin. Sigurisht, mos e teproni me sasi. Porcioni i shëndetshëm i patateve është sa grushti juaj, jo më shumë.
Djathi
Djathërat përmbajnë shumë kalori dhe yndyra, prandaj gjenden në shumicën e listave të ushqimeve të ndaluara. Megjithatë, kalciumi i cili gjendet në djathë përmirëson aftësinë e djegies së kalorive dhe yndyrave. Mungesa e këtij minerali çon deri te sekretimi i hormonit i cili e çon trupin në gjendjen e ruajtjes së yndyrave.
Frutat arrore
Arrat, bajamet, kikirikët, arrat braziliane, lajthitë, fëstëkët, gështenjat dhe frutat e tjera arrore janë burim i shkëlqyeshëm i yndyrave të pangopura, proteinave, fibrave, vitaminave, mineraleve dhe fitokimikateve të cilat parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin. Përtypja e frutave arrore mund të ndihmojë në dobësim sepse shpejtojnë ndjenjën e ngopjes dhe parandalojnë urinë.
Vezët
Shumë i shmangin vezët për shkak të frikës së kolesterinës të lartë. Sipas hulumtimeve më të reja, të rriturve u rekomandohet të hanë çdo ditë nga një ve, sepse të bardhët e vezëve përmban luteinë, e cila mbron nga sëmundjet e zemrës. Vezët janë të pasura me vitamina (përmbajnë vitaminë D), minerale dhe proteina. Një ve e plotë përmban më shumë vitamina dhe minerale kyçe për 1 kalori sesa cilido ushqim tjetër.
Buka
Karbohidratet në bukë nxisin prodhimin e serotoninës, kimikatit në tru që përmirëson disponimin dhe ndjenjën e kënaqësisë. Kur niveli i serotoninës është në nivel optimal, ndihemi më të qetë dhe më të lumtur, ndërsa atëherë kemi edhe më pak dëshirë të hamë shumë. Buka më e shëndetshme është e zeza dhe buka nga mielli integral.
Mishi i kuq
Shumica e njerëzve shmangin mishin e kuq, por ai përmban yndyra të pangopura të cilat gjenden edhe në vajin e ullirit. Pjesa më e madhe e yndyrave të ngopura në mish reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes së zemrës sepse reduktojnë kolesterinën e keqe (LDL) dhe nivelin e asaj të përgjithshëm dhe balancojnë kolesterinën e mirë (HDL). Mishi përmban proteina shumë kualitative, hekur, zink dhe vitaminë B.
Gjalpi
Njerëzit që nga lashtësia hanë yndyra natyrale (me prejardhje shtazore) çfarë i përmban edhe gjalpi. Yndyrat që gjenden në gjalpë i ndihmojnë trupit për të absorbuar materiet ushqyese që gjenden në perime, si karotenoidet, antioksidantet që gjenden në perime, si dhe vitaminat A, D, E dhe K. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe