Keni probleme me stomak të trazuar dhe keni ndjenjën që çdo gjë që e hani nuk ju “fle” në stomak? Provoni me disa ushqime të shëndetshme, të cilat me siguri do t’jua qetësojnë problemet me stomak.
Problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkuj. Përpiquni t’i zgjidhni problemet e stomakut duke e përjashtuar ushqimin që i shkakton ato dhe duke e zëvendësuar atë me ushqim të mirë për të gjithë organizmin tuaj.
Papaja – është përdorur tradicionalisht për trajtimin e ulcerave gastrike, nervozizmit të stomakut dhe diarresë. Papaja përmban papainë, një enzimë natyrore e cila ndihmon tretjen e ushqimit i cili vështirë tretet në stomak.
Bollguri – është një burim i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme. Për shëndet të mirë të traktit të tretjes, ne kemi nevojë për të dy lloje të këtyre fibrave. Përveç kësaj, bollguri ul kolesterinën.
Mollët – Përveç se përmbajnë fibra të shëndetshme, ato kanë sasi të konsiderueshme të pektinës dhe enzimave të tjera të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve të caktuara. Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t’i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar.
Avokado – përveç se është shumë e pasur me kalium, fibra dhe vajra të cilat janë të mira për shëndetin e stomakut dhe zemrës, ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes.
Kanella – është e njohur si një nga ilaçet më të mira natyrore për diarre dhe nauze të mëngjesit. Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer flluskat e gazrave. Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë.
Kopra – është ilaç natyral për gazra, gjë që është një nga arsyet kryesore se pse shërbehet në restorante indiane, transmeton Koha.net. Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?