Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.
Dr Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime:
Bananet
Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta kaliumit.
Limoni i gjelbër
Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.
Alkooli
Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.
Kafeja
Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.
Zarzavatet me gjethe
Shmangni nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjë me efektin e antikoagulantit.
Jamballi i zi
Jamballi i zi është i dëmshëm për njerëzit që marrin ilaçe të zemrës. Ai ul nivelin e kalium në trupin tuaj, gjë që është e rrezikshme për ata me sëmundje të zemrës dhe mund të shkaktojë ritme të parregullta të zemrës.
Qumështi
Shmangni përdorimin e qumështit nëse ju merrni antibiotikët sepse ai do të ndërhyjë në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur efektin e tyre.
Grejpfruti
Grejpruti nuk lejon që të bije niveli i statinit në trup dhe nëse ju jeni duke marrë statin për të trajtur-presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati. Pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve, si rezultat i kësaj.
Salmoni i tymosur
Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivelet të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës