Katër këshilla të thjeshta për të pasur një lëkurë të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë sezonit të ftohtë të dimrit. Moti i ftohtë mund të dobësojë kolagjenin, indin lidhor që ruan elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës, duke ndikuar në formimin e rrudhave, plasaritjeve, tharjeve e skuqjeve në të. Fytyra e duart janë pjesët që i vuajnë më shumë pasojat e dimrit, ndërsa trupi është disi më i mbrojtur.
1. Ushqejeni lëkurën
Kremi ushqyes do të mbushë gropëzat dhe plasaritjet e lëkurës, duke rikthyer elasticitetin dhe duke i dhënë butësi lëkurës. Kujdesuni të përdorni një krem më mirë sesa një losion, sepse kremi duke pasur një përbërje më të trashë, përmban më shumë vaj (yndyrë) dhe e mbron lëkurën më gjatë sesa një losion që ka më shumë ujë në përbërje. Kërkoni produkte që të kenë në përbërje të tyre: glicerinë, petrolatum, lanolinë, vaj jojoba, vajra mineralë …
2. Mos harroni mbrojtësit nga dielli
Mos harroni se, edhe dielli i dimrit mund t’jua djegë lëkurën, nëse qëndroni gjatë jashtë. Kujdesuni të përdorni një të tillë me faktor mbrojtës SPF 30. Ndryshe nga kremrat mbrojtës të diellit që përdorni në plazhe e gjatë verës, mbrojtësit nga dielli që përdoren gjatë dimrit, zakonisht pastrohen lehtë nga uji (treten lehtë në ujë).
3. Mbani gjithmonë doreza…
dhe … duart do t’jua dinë për nder. Nëse edhe me doreza, lëkura e duarve ka probleme me të ftohtin e dimrit, atëherë para se të bini të flini, vendosni një shtresë kremi Për duar dhe vini dorezat (pambuku). Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me këmbët nëse vuajnë nga thatësia (një shtresë kremi dhe një palë çorape).
4. Larje të “zgjuara"
• Uji e zhvesh lëkurën nga 8 yndyra, kështu që kujdesuni më shumë gjatë larjes së saj në
dimër.
• Përdorni pastrues-pa sapun, të cilët nuk e thajnë shumë lëkurën.
• Lajeni fytyrën me pastrues vetëm në mbrëmje, kur pastroni grimin dhe papastërtitë. Nuk është e nevojshme larja me pastrues edhe në mëngjes, mjafton vetëm një shpëlarje me ujë të vakët, ndoshta pasi keni vendosur pak krem zbutës në të, nëse vuani nga tharja e tepërt e lëkurës gjatë dimrit.
• Kur lani fytyrën me pastrues, përdorni ujë të vakët dhe më pas 1 një shpëlarje të ftohtë. Shpëlarja me ujë të ftohtë, mbyll enët e gjakut dhe e qetëson lëkurën, duke qenë se e mban brenda saj zbutësin larësit.
• Lyeni dhe dilni nga dushi sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund … mos harroni të vendosni kremin zbutës dhe ushqyes të lëkurës brenda 3 minutave që keni dalë nga dushi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Femrat janë më të lumtura në një lidhje ku mashkulli është më pak joshës
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës