Muzika dhe talenti i shqiptarëve tashmë nuk është diçka e panjohur në tërë botën.

Mjafton të shohim emrat e suksesshme në tregun e muzikës internacionale apo edhe atë gjermane, dhe mund të shohësh se sa të shumtë janë emrat shqiptarë që kanë korrur sukses.


Duket se muzikën shqipe e kanë nuhatur edhe shumë emra të njohur ndërkombëtarë, e një ndër ta edhe legjenda e atletikës, Usain Bolt.

usain1

Së fundmi, atleti është shfaqur në një video në Instagram, teksa kërcen nën ritmet e këngës "C'est La Guerre", të reperit të njohur kosovar, Capital T.

Duket se atleti, tashmë edhe futbollist, është argëtuar pafund teksa është dëfryer nën ritmet e kësaj kënge.

Capital T është një prej reperëve më të pëlqyer në trevat shqiptare, këngët e të cilit janë pritur gjithmonë mirë nga publiku.

Për fansat, ai solli së fundmi këngën e tij më të re "Bomba", që gjithashtu është pritur mirë. /Telegrafi/