LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen dëshiron negociata të shpejta me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ursula von der Leyen dëshiron negociata të shpejta me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në intervistën e parë pas zgjedhjes si presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përsëriti angazhimin e saj ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ata janë fqinjët tanë”, tha Fon der Layen, përcjell “Deutsche Welle”.

Në një intervistë për revistën “Spiegel”, Ursula von der Leyen tha se do të angazhohet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërisë, sapo vlerësohet se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret.


Fon der Leyen të martën u zgjodh si gruaja e parë në historinë e kreut të Komisionit Evropian. Gjatë fushatës së shkurtër në të cilën deputetët i kërkuan votuesve të votojnë për të, Leyen si prioritet ka përsëritur negociatat me dy vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/