Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot pranë nënës së tij, Rukë Haradinajt me rastin e ditëlindjes së saj.

Haradinaj, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shpërndarë një fotografi së bashku me nënën e tij, ku sipër fotografisë ka shkruar "Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza".


Rukë Haradinaj, para disa muajsh ka pasur disa probleme shëndetësore, ku pas një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur gjendja e saj ishte përmirësuar.

Shkrimi i plotë:Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj.  Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza! RH

Kryeministri Haradinaj, muaj më parë ka humbur babain e tij, Hilmi Haradinajn, i cili ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë./Telegrafi/

59447992 1163272383797174 1037010284432064512 n