Reperi i njohur shqiptar Noizy, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 31-të.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, fansat, dhe familjarët e tij.


Jo të paktë ishin edhe kolegët që e uruarn reperin për 31 pranverat.

Disa pre tyre zgjodhën rrjetet sociale për t'i shprehur urimet, duke publikuar ndonjë fotografi të tij me urime në mbishkrimin e tyre.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj publikoi një fotografi të Noizyt në InstaStory, një fotografi përmes së cilë reperi i kishte uruar vetes ditëlindjen me këto fjalë: "Shumë urime ditëlindjen për mua. Unë jam më i madhi, i paharrueshmi OTR".

beatrix

Ndërkohë, kantautori i njohur Elgit Doda kishte publikuar gjithashtu në InstaStory një status, ku shkruante "Urime edhe 100 kile", duke iu referuar me shaka këngës së reperit, e cila mban të njëjtin titull.

elgit

Mikja e tij më e mirë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga publikoi një fotografi të reperit në Instagram, në mbishkrimin  së cilës shkruante plot urime të përzemërta për mikun e saj: "Edhe 100 vjeç të na bëhesh. Zoti të bekoftë me çdo të mirë ashtu siç ke dhe zemrën e bardhë".

Mesa duket, Noizy është një nga reperët me më së shumti miqësi në estradë, përderisa një pjesë e madhe e kolegëve, nuk hezitojnë që t'ia shprehin urimet e tyre përmes rrjetve sociale. /Telegrafi/