Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me përfaqësues të organizatave ETEA, TOKA dhe ORCA nga Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar, ku ka diskutuar për sigurinë dhe cilësinë e arsimit në shkollat e Prishtinës.
Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e organizatave theksuan nevojën urgjente për rritjen e sigurisë në shkolla dhe për mbështetje profesionale për nxënësit.

Ismaili u zotua për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla fillore dhe të mesme, me fokus në parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve, si dhe për rritjen e cilësisë arsimore dhe vendosjen e psikologëve për mbështetje e këshillim për nxënësit.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































