Zëvendësministri i Shëndetësisë, Agim Çaka, ka paguar një gjobë prej 7 mijë eurosh pasi barnatorja e tij kishte punuar pa licencë në vitin 2014.
E për këtë çështje, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se nuk ka qenë i informuar se zëvendësministri i tij, Agim Çaka ka qenë i dënuar nga vetë ministria që e udhëheq.
Të martën u raportua se Agim Çaka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë pavarësisht se ai e ka një gjobë prej 7 mijë euro për shkak se kishte mbajtur një barnatore të palicencuar.
Çaka vjen nga NISMA ndërsa ministri Ismaili nga partneri më i madh në koalicionin qeveritar, PDK.
Të emëruarit politikë, Ismaili thotë se nuk i lë që të kenë ndikim politik në Ministrinë e Shëndetësisë, madje njërin nga zëvendësministrat i cili ishte dënuar për funksionim të biznesit pa licencë thotë se e ka izoluar.
“Jo nuk kam qenë i informuar për arsye se vendimi është politik d.m.th. nuk merret nga unë sepse zëvendësministri emërohet nga nivele më të larta. Dhe si e tillë nuk e kam njoftë zëvendësministrin më herët. Sa i përket bashkëpunimit mbetet të shihet sepse është shumë herët të flasim dhe do të mundohem të mos jap ndonjë paragjykim se si do të shkojë”, tha Ismaili, raporton Kallxo.com.
Ministri tha se punën e barnatoreve apo rregullimin farmaceutik nuk do t’ia besojë të emëruarve politikë, por ekspertëve të cilët ka angazhuar për secilën lëmi.
“Punën e gjithë barnave ta quaj Rregullimit Farmaceutik më shumë ua besoj ekspertëve se sa të emëruarve politikë, prandaj konsideroj që gjërat që janë të rëndësishme duhet t’i bëjnë ekspertët, përgjegjësinë politike e marr unë. Mirëpo unë besoj më shumë në ekspertizë, për atë arsye kemi angazhuar edhe konsulentë të Bankës Botërore edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në revidimin e listës”, ka thënë ai.
Qytetarët duhet ta kuptojnë se emërimi i këtij zëvendësministri nuk është personale me emrin e personit por me të kaluarën e tij, theksoi ministri Ismaili.
Prandaj edhe shtoi se ndikimin e Agim Çakës në këtë ministri, tashmë e ka izoluar.
“Unë nuk e kam emëruar dhe si i tillë nuk mundem me kërku me e liru. Na duhet me folë aty ku fillon edhe mbaron mandati jonë. Çka është me rëndësi për opinionin publik është ajo që ju nuk e keni personale me emrin e personit, sa e keni personale me veprimtarinë nga vjen ai dhe mundësinë e ndikimit. E mundësinë e ndikimit unë e them se e kemi izoluar në aso forme që të mos ketë ndikim politik”, tha Ismaili.
I pyetur për punët me të cilat është ngarkuar zv/ministri Çaka, ministri Ismaili tha se zëvendësve të tij nuk ua ka ndarë punët komplet, por varësisht prej aftësisë së individëve në kryerjen e projekteve të caktuara.
“Paskeni pyetje për zëvendësministrin. Zakonisht unë portofolit nuk i ndaj komplet, por më shumë është me diskutim se çfarë mund të bëj ai këtë projekt apo atë projekt. Prandaj siç thashë mbetet të shihet bashkëpunimi”, përfundoi Ismaili.
Agim Çaka u emërua në postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë më 27 korrik të vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht