Kryeministri britanik Boris Johnson që po kritikohet ashpër nga qytetarët britanikë si dhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, për faktin se po kërkon daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa u arritur një marrëveshje, edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por, kësaj radhe për një "projekt" të prezantuar që kap vlerën e 15 miliardë funteve. Bëhet fjalë për një urë që lidh Irlandën e Veriut me Skocinë, transmeton Telegrafi.


2 59

Kryeministri britanik se projekti post-Brexit do të ishte "shumë i mirë", përkundër faktit se një punë inxhinierike do të kërkonte të realizohej diçka pothuajse e pamundur.

Qysh në fillim janë identifikuar sfidat e para siç është thellësia e ujit, moti dhe gjatësia e saj. Megjithatë Johnson e ka prezantuar vizionin e tij para mediave, derisa po luante me disa fëmijë me një anije lodër pranë lumit Thames.

3 2

"Po flas për ndërtimin e urës nga Stranraer në Skoci deri në Larnë të Irlandës së Veriut - që do të ishte shumë i mirë. Do të kushtonte vetëm 15 miliardë funte", ka deklaruar Johnson.

Madje ai duket shumë i sigurtë se një gjë e tillë mund të arrihet, pasi ka kërkuar nga zyrtarët shtetëror këshilla lidhur me koston dhe rreziqet për ndërtimin e kësaj ure të shumëpërfolur.

1 149

DUP mbështet propozimet për një urë për të cilën ata shpresojnë se mund të sjellë përfitime ekonomike për Irlandën Veriore dhe Skocinë, por gjithashtu është parashikuar si një zgjidhje e mundshme për prapaskenën e diskutueshme.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson propozon projekte "futuristike". Gjatë vitit të kaluar ai kishte sugjeruar ndërtimin e një ure tjetër që do ta lidhte Britaninë me Francën. /Telegrafi/