LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prizrenit organizon konferencën shkencore ndërkombëtare

Universiteti i Prizrenit organizon konferencën shkencore ndërkombëtare

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillojë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia.

Kjo konferencë organizohet nga UPZ me partnerët, UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit dhe marrin pjesë qindra studiues nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Hapja është më 26 gusht prej orës 10:00 në amfiteatrin e madh në UPZ.

Ky është rezultat i punës së rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektorëve, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, me bashkëpunëtorët e tyre , cilët kanë mundësuar arritjen marrëveshjes për bashkëpunim në prill të këtij viti, me Asociacionin Kutbilge Academicians nga Turqia për organizimin e kësaj Konferencës ndërkombëtare shkencore.


Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e shkencëtarëve që janë të përfshirë në hartimin e produkteve inxhinierike me aftësi të qëndrueshme të projektimit dhe krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në gjeneratat e ardhshme.

Krijimi i njohurive dhe të kuptuarit përmes shkencës na bën të pajisur për të gjetur zgjidhje për sfidat e sotme ekonomike, sociale dhe mjedisore, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë shoqëri të gjelbra.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori