LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës e nderon me mirënjohje diplomatin Joachim Rucker

Universiteti i Prishtinës e nderon me mirënjohje diplomatin Joachim Rucker

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, e ka nderuar me mirënjohje Joachim Rücker, përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në periudhën 2006-2008.

Në fjalimin e tij, rektori Qerimi e përshëndeti Rücker për kontributin e tij të ndërthurur në ndërtimin e strukturave institucionale dhe për promovimin e demokracisë në Kosovë, në kohën e para, gjatë dhe pas pavarësisë së saj.

Ai u shpreh se Rücker e pa Kosovën jo vetëm si një vend me sfida, por edhe me potencial dhe vullnet për të përparuar.


Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës, Rücker shprehu falënderimin e tij për rektorin për këtë vlerësim të veçantë.

Joachim Rücker, gjatë vizitës në Universitetin e Prishtinës, ligjëroi për rolin e misionit të OKB-së në prag të pavarësisë së Kosovës, para studentëve të Departamentit të Historisë.

Rücker u shqua në mënyrë të veçantë për menaxhimin e situatës dhe për kontributin në rrugën drejt pavarësisë së plotë të Kosovës.

Ai ndihmoi në krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dialog dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori