Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve në Ligën Premier duke fituar në Old Trafford ndaj Newcastles me rezultat 3-2.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë dhe në fund fitorja e shumë pritur ndodhi.


Ndeshja filloi me dy gola të shpejtë nga mysafirët, ishte Kenedy që shënoi i pari në minutën e shtatë, kurse Yoshinori Muto në minutën e 10-të.

GettyImages 1046607364 (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Muto ishte shumë afër të shënojë edhe golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 35-të, por David de Gea bëri një pritje fantastike dhe pjesa e përfundoi me rezultat 0-2.

Paul Pobga rrezikoi portën kundërshtare seriozisht në minutën e 51-të, por Martin Dubravka bëri një pritje të mirë. Në vazhdim Unitedi rrezikoi edhe me Nemanja Matic dhe Marcus Rashford, por dyshja nuk arritën të shënojnë.

Juan mata (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ishte Juan Mata që shënoi golin e parë të Man Utd në këtë takim, spanjolli shënoi mjeshtërisht nga gjuajta e lirë në minutën e 70-të.

Të motivuar nga kjo vendasit shënuan me anë të Martial gjashtë minuta më vonë pas asistimit të bukur nga Pogba.

Anthony Martial (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në minutat e mbetur skuadra e Jose Mourinhos bëri gjithçka për fitore dhe ia arriti, ishte Alexis Sanchez që shënoi në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore Unitedi ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, kurse Newcastle vazhdon në pozitën e 19-të me vetëm dy pikë. Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Chelseat, ndërsa Newcastle luan ndaj Brightonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app