Unitedi dhe Leicesteri me dallim të madh në vlerësimin e Maguire

279:"GUIMARAES, PORTUGAL - JUNE 05: Harry Maguire walks on the pitch during England media access on the eve of their UEFA Nations League match against the Netherlands at Estadio D. Afonso Henriques on June 05, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) 12:"Getty Images
Manchester Unitedi është 40 milionë funte (45 milionë euro) prapa në vlerësimin e vet për yllin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Djajtë e Kuq janë lidhur me futbollistin anglez, pasi duan ta përforcojnë fazën defensive, mirëpo oferta dhe kërkesa kanë dallim të madh.

Leicesteri nuk planifikon ta shesë lojtarin e vet për më pak se 80 milionë funte (90 milionë euro).
Ndërsa, sipas ESPN, oferta e Unitedit është përgjysmë më e vogël dhe përfaqësuesit e klubit janë duke u përpjekur që t'i bindin bashkëbiseduesit nga pala tjetër që ta ulin çmimin.
Maguire nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare në King Power në fillim të sezonit 2018/2019, prandaj Leicesteri është në pozitë të mirë të negocimit për 22-vjeçarin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































