Manchester United e ka mposhtur Watfordin 3-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol të cilën e realizoi Bruno Fernandes nga penalltia në minutën e 42-të.


45 minutëshi i dytë ishte përsëri në dorë të Djajve të Kuq, të cilët arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë.

GettyImages 1208157576 Manchester United vs Watford (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 58-të, atëherë kur Anthony Martial e paraboloi portierin e mysafirëve për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Mason Greenwood (75’) shënoi golin e tretë për Unitedin me një asistim të Bruno Fernandes, e që doli të ishte i fundit për këtë sfidë.

Pas javës së 27-të, Manchester United është ngritur në pozitën e pestë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të kenë punë me Evertonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/SonOfKobe/status/1231599111146758144

https://twitter.com/RainingGoals/status/1231603134650150917

https://twitter.com/SonOfKobe/status/1231590514018914304

telegrafi sport app