Klubi anglez, Manchester United, duket se është afër për ta blerë futbollistin e Lazios, Stefan de Vrij.

Mediat angleze shkruajnë se “Djajtë e Kuq” janë favorit për ta blerë anëtarin e “lacialëve”, edhe pse lojtari kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.


Trajneri i Unitedit, Jose Mourinhos duket se i ka dhënë dritën e gjelbër drejtueseve te Unitedit për ta blerë Stefan de Vrij, kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 30 milionë euro.

telegrafi sport app