“Unë e dërgoj djalin tem aty” – babai i taekwondistit Mal Sahiti hedh akuza ndaj kryetarit të federatës, pasi ky i dha djalit të tij grant prej 80 mijë eurove

Driton Sahiti pretendon se iu është bërë e padrejtë djalit të tij, Mal Sahiti, në përzgjedhjen e tre emrave nga Federata e Taekwondo-së, për programin “Super Sportistët”, shkruan TV Dukagjini.
Sipas tij, Mali ishte dashur të jetë në vend të Elion Agushit, djalit të kryetarit të Federatës së Taekwondo-së, Arsim Agushi.
Se mund të ndodh një diskriminim, Sahiti e kishte paralajmëruar edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, në ditën e fundit për dorëzimin e emrave nga Federata në Komisionin për Performancë të Lartë Sportive.
“Vendimi që Mal Sahiti të mos hyjë në 3 emrat e parë jo vetëm që është i padrejtë, por edhe argumentimi dhe përpilimi i këtij vendimi është bërë në mënyrë totalisht jo profesionale, duke manipuluar faktet dhe kriteret e përmendura për përzgjedhjen”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Sahitit drejtuar Çekut.
Pak kohë pa u mbyllur afati, përveç tij, edhe trajneri i klubit “Fight Factory”, Butrint Ejupi, kishte dërguar një letër në drejtim të Federatës, për të bërë vlerësimin sa më transparent dhe pa mundësi për “konflikt të interesit”.
Komisioni i Federatës kishte përzgjedhur Bleron Ademin, Jon Gashin dhe Elion Agushin për programin “Super Sportistët”. Për dy të parët, Sahiti beson që e meritojnë.
Nga ky program i MKRS-së, do të përfitojnë 24 sportistë. Vlera maksimale e mbështetjes së një sportisti/sportise brenda një sezone të programit është 80 mijë euro. Ndërsa, vlera minimale e mbështetjes është 20 mijë euro për sezon të programit.
I pyetur nga TV Dukagjini, rreth kësaj çështje, Driton Sahiti shprehet i bindur se djali i tij, Mali, është ndër tre më të mirët.
“E vlerësoj si një padrejtësi të madhe që i është bërë Malit, pasi që në të gjitha kategoritë dhe nga çdo aspekt është e qartë dhe lehtë e verifikueshme se Mal Sahiti është ndër tre më të mirët. Mendoj se kjo ka ndodhur pasi që Elion Agushi është djali i Kryetarit të Federatës së Taekwondos, Arsim Agushi.”, ka thënë ai.
Sahiti shpreson që pas ankesës që ka bërë, Komisioni i Ministrisë do të vendos në favor të Malit.
Ai pretendon edhe për një bisedë që kishte pasur paraprakisht me kryetarin e Federatës, Arsim Agushi, i cili i kishte thënë se “unë e dërgoj djalin tem aty”.
“Po, kam dërguar një email paralajmërues në maj Ministrit Çeku, Zv. Ministres Osmani, Kryetarit dhe Sekretarit të KOK-ut, ku i kam informuar se Federata e Taekwonos do të dërgojë emrin e Elion Agushit, i cili është djali i Kryetarit të Federatës, Arsim Agushi. Këtë ma ka thënë edhe në një takim ku kemi qenë me trajnerin Butrin Ejupi, direkt në sy: “Unë e dërgoj djalin tim aty”.
“Është për të çuditur që, pavarësisht se kanë qenë të informuar dhe pavarësisht faktit që Ministria ka një zyrtar që merret direkt me Federatat, kjo është lejuar. Por unë kam shpresa dhe besoj shumë që pas ankesës zyrtare (që ishte e parashikueshme të ndodhte), komisioni të vendosë në favor të Malit”, ka thënë Sahiti.
Gjithashtu, edhe në dokumentin e MKRS-së për grantin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët” ceket se komisioni ka të drejtë të zgjedh sportistë të tjerë të sportit përkatës, nëse vlerëson se në aplikimin e Federatës Sportive ka mbetur jashtë propozimeve ndonjë sportist me potencial të lartë për të qenë Super Sportist.
“Sportistët përzgjedhin pas propozimeve që bëhen nga Federatat Sportive, por në rastet kur komisioni vlerëson se në aplikimin e Federatës Sportive ka mbetur jashtë propozimeve ndonjë sportist me potencial për të qenë Super Sportist, komisioni mbanë të drejtën e zgjedhjes së sportistëve të tjerë të sportit përkatës, jashtë propozimeve të Federatës Sportive, bazuar në rezultatet e tyre sportive të parapara në kriteret e këtij programi. Gjatë procesit do të zhvillohet edhe plani i aktiviteteve dhe plani financiar në koordinim me palët e përfshira në proces”, shkruan në këtë dokument.
TV Dukagjini për këtë temë e ka pyetur edhe MKRS-në, e cila ka thënë se procesi është aktualisht në fazë të pranimit të ankesave.
“Procesi është aktualisht ne faze te pranimit te ankesave. Të gjitha klubet sportive të sporteve përkatëse mund të drejtojnë ankesat e tyre potenciale te Komisioni për Performancë të Lartë Sportive, deri me datën 20/07/2024. Pas trajtimit te tyre do te njoftoheni me rezultatet përfundimtare dhe detajet te tjera e informacione qe mund te ju duhen sa i përket thirrjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Megjithatë, përgjigje nuk ka kthyer Federata e Taekwondo-së dhe as kryetari i kësaj Federate, Arsim Agushi, nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame