LAJMI I FUNDIT:

UNDP vlerëson punën e ministres Reshitaj, premton mbështetje për mjedisin

UNDP vlerëson punën e ministres Reshitaj, premton mbështetje për mjedisin

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në një takim pune koordinatoren e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson. Në këtë takim të parë njoftues me përfaqësuesen nga UNDP, ministrja Reshitaj diskutoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe e informoi për hapat e ndërmarra në fuqizimin e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

E para e MMPH-së, Reshitaj uroi Richardson për marrjen e detyrës si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, dhe shprehu falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision po i jep Kosovës në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave.

“Shikuar nga këndi mjedisor, të gjithë ne ndajmë një planet të vetëm, prandaj është e palogjikshme që implikimet e politikës ditore të stopojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Ngase në fund të fundit, ndotja e ajrit, degradimi i tokës dhe problemet e tjera mjedisore nuk njohin ndonjë kufi politik dhe si të tilla duhet të zgjidhen bashkërisht”, tha ministrja Reshitaj.


Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson përgëzoi ministren Reshitaj për politikat reformuese në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, sidomos në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.

Ministrja Reshitaj dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Richardson, ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të ndryshme në fushën mjedisit dhe planifikimit hapësinor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori