LAJMI I FUNDIT:

Umtiti do të paraqitet në gjykatë shkaku që dëmtoi një pronë private – pronari kërkon 180 mijë euro dëmshpërblim

Umtiti do të paraqitet në gjykatë shkaku që dëmtoi një pronë private – pronari kërkon 180 mijë euro dëmshpërblim

Samuel Umtiti nuk po kalon momente të mira te Barcelona, sidomos tani kur ka dëmtuar një pronë private.

Mbrojtësi francez do të jetë i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin nesër (e mërkure) në ora 11:00, derisa katalunasit do të zhvillojnë përballjen me Ahtletic Bilabon nga ora 21:00 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Sipas asaj që raporton MARCA, 26-vjeçari ka dëmtuar një shtëpi private që kishte marrë me qira, derisa pronari e ka paditur atë menjëherë.


Mediumi spanjoll bën të ditur se pronari i shtëpisë po kërkon 180 mijë euro për dëmet që ka shkaktuar Umtiti e që gjasa janë të mëdha që ai të shpallet fajtor.

Umtiti po lufton për karrierën e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Umtiti po lufton për karrierën e tij te Barcelona

Nga gjykata, fituesi i Kupës së Botës duhet të shkojë me makinë private në ndeshjen ndaj Bilbaos, pasi Quique Setien e ka përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.

Francezi nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga lëndimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave, mirëpo rasti në gjykatë mund ta ketë shqetësuar atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori