LAJMI I FUNDIT:

Ultimatumi nuk e heq taksën 100%

Ultimatumi nuk e heq taksën 100%

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë ultimatum palës kosovare që deri më 6 maj 2019 ta heqë taksën ndaj mallrave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar masa konkrete. Por deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj kanë thënë se Kosova është për dialog, porse nuk pranon kushte e as ultimatume nga Serbia.

Këtë të diel bëhen pesë muaj prejse Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për rritjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili menjëherë pas këtij vendimi pati bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në bisedime deri në heqjen e tarifës, ditëve të fundit i ka dhënë ultimatum Kosovës për heqjen e tarifës, shkruan Zëri.


Sipas Vuçiqit, po qe se Kosova nuk e largon masën prej 100 për qind deri më 6 maj 2019, ditën kur bëhen gjashtë muaj kur taksa fillimisht ishte vendosur vetëm prej 10 për qind, do të ndërmarrë masa konkrete ndaj Kosovës.

Pavarësisht kësaj, zyrtarë të AAK-së, partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe se nuk pranohen kurrfarë kushtesh nga Serbia. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori