Rusia ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar krizën më të rëndë të sigurisë mes Moskës dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.
Sipas Al Jazeera, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, ka hedhur vëmendjen pas Ukrainës, e cila humbi kontrollin e gadishullit të saj të Krimesë kur Rusia e aneksoi atë në vitin 2014.
Kremlini e ka justifikuar zhvendosjen e tij ushtarake si një përpjekje për të kundërshtuar dekada të zgjerimit të NATO-s në rajon.
Dhe Rusia ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme që aleanca e NATO-s nuk do “fusë nën ombrellë” Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike, apo të vendosë armë atje.
Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të tërheqë forcat e saj nga vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan aleancës që nga vitet 1990.
Rusia është akuzuar gjithashtu për mbështetjen e separatistëve të armatosur në Ukrainën lindore.
Konflikti ka lënë më shumë se 13,000 njerëz të vdekur në gati tetë vjet luftime.
Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në përfundimin e betejave në shkallë të gjerë, por një zgjidhje politike ka ngecur dhe përleshjet e shpeshta kanë vazhduar përgjatë vijës së tensionuar të kontaktit.
Në fillim të vitit 2021, një rritje e shkeljeve të armëpushimit në lindje dhe një përqendrim i trupave ruse pranë Ukrainës ndezën frikën e pushtimit, por tensionet u zbutën kur Moska tërhoqi pjesën më të madhe të forcave të saj pas manovrave në prill.
Vendosja ushtarake pranë Ukrainës rifilloi në fund të vitit 2021, me zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë që paralajmëruan se përqendrimi i shtuar i trupave mund të lajmëronte një sulm të shumëanshëm rus.
Ndërkohë Al Jazeera ka sjellë disa fotografi për të përshkruar gjendjen gjatë ditëve të fundit dhe jo vetëm atje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Kundërshtarit të Erdoganit i anulohet diploma, Imamoglut po i pamundësohet të kandidojë për president të Turqisë

Bil Gates kritikon ashpër Donald Trumpin

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Trump: Kemi rënë dakord të lëvizim shpejt drejt 'armëpushimit të plotë' në Ukrainë

Hera e parë në botë, gazeta italiane publikon lajme të krijuara me inteligjencë artificiale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren