LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe Polonia duan që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina dhe Polonia duan që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha sot se ai dhe homologu i tij polak, janë pajtuar se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë, derisa Ukraina të mund të riktheje territorin e humbur, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska më 2014.

I shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit të tij të ri, Zelenskiy po qëndron në Poloni, ku përveç takimeve me homologun e tij, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që do të mbahet të dielën.

Pas takimit me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, Zelenskiy tha se të dy janë pajtuar që të ndërmarrin hapa që do t’i jepnin fund luftës në lindje të Ukrainës dhe kthimin e Gadishullit të Krimesë te Ukraina.


Presidenti polak Duda tha se e ka siguruar Zelenskiy për mbështetjen e tij sa i përket “sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Duda tha po ashtu se Krimeja, por edhe pjesët lindore të Ukrainës – ku separatistët e mbështetur nga Rusia po luftojnë kundër forcave qeveritare ukrainase – “duhet t’i kthehet plotësisht kontrollit të Ukrainës”.

“Në këtë kontekst, ne besojmë se politika e sanksioneve (kundër Rusisë) duhet të vazhdojë”, tha presidenti i Polonisë.

Të dielën, Duda, Zelenskiy, nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe dhjetëra liderë botërorë do të marrin pjesë në ceremonitë që mbahen në Varshavë, për të shënuar 80-vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste.

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori