LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe Belgjika nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për të forcuar prodhimin e përbashkët të armëve

Ukraina dhe Belgjika nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për të forcuar prodhimin e përbashkët të armëve

Belgjika dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e prodhimit të armëve, ka njoftuar shtypi i Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase.

Ky memorandum synon zbatimin e projekteve të përbashkëta të të dy shteteve drejt rritjes së prodhimit në industrinë e mbrojtjes.

Në veçanti, Ukraina dhe Belgjika do të bashkëpunojnë për prodhimin e llojeve të veçanta të armëve, riparimin e tyre, dhe përgatitjen e specialistëve duke përfshirë edhe stafin teknik, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Memorandumi është jetik në lidhje me zhvillimin e mbrojtjes së vendit, krjimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, dhe lokalizimin e prodhimit ushtarak në Ukrainë. Është një nga prioritetet tona”, tha zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, Ivan Havryliuk.

“Ukraina është jashtëzakonisht e interesuar në krijimin e përbashkët të ndërmarrjeve që do të funksionojnë sipas standardeve ndërkombëtare”, shtoi Havryliuk.

Marrëveshja u nënshkrua pasi Belgjika u zotua të dorëzojë 661 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2024, e cilësuar si ndihma më e madhe që shteti belg ka ofruar që nga fillimi i luftës.

Përveç ndihmës financiare, Belgjika do t’i dërgojë Ukrainës edhe disa aeroplanë luftarak F-16, të cilët pritet të aterojnë në tokat ukrainase në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori