LAJMI I FUNDIT:

Ugljanin falënderon Konjufcën për miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Ugljanin falënderon Konjufcën për miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hoxhiq, Argjend Bajrami, Selma Kuçeviq, si dhe kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin.

Me këtë rast, Sylejman Ugljanin, në cilësinë e kryetarit të SDA, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca dhe ka shprehur mirënjohje në emër të boshnjakëve për miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Ndërsa, deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njoftuan të parin e Kuvendit për situatën politike në Serbi, të drejtat e mohuara dhe diskriminimin e pakicave, në veçanti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e aparatit shtetëror serb, si dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave të pakicave në Kosovë dhe në Serbi.


Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit me të zgjedhurit e popullit dhe përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Sanxhakut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori