UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Faqja zyrtare e UEFA-s ka përfshirë mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti, në listën e lojtarëve që kanë shpërthyer në Euro 2016.
“Kampionatet Evropiane mund të jenë nisje të karrierës dhe UEFA Euro 2016 nuk ishte më ndryshe – Kemi zgjedhur tetë futbollistët jeta e të cilëve ndoshta nuk do të jetë më e njëjtë”, thuhet në përshkrimin e UEFA-s.
Ajeti zhvilloi dy ndeshje për kuqezinjtë në Euro 2016 dhe me performancat që pati bindi ekipin e Torinos për ta transferuar duke nënshkruar kontratë tre vjeçare, pas largimit nga Frosinone në fund të sezonit, transmeton Koha.net.
“Para Euro 2016: U largua nga Serie A me Frosinonen.
Një kampanjë dramatike për mbrojtësin, që shikoi ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës nga banka rezervë, që më pas pësoi një tronditje ndaj Francës pas një performance impresive. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes me në fitoren historike ndaj Rumanisë dhe më pas iu bashkua Torinos”, thuhet në përshkrimin që i bëri UEFA Ajetit.
Në listën e UEFA-s përpos Ajetit janë edhe:
Raphaël Guerreiro (Portugali)
Hal Robson-Kanu (Uells)
Nolito (Spanjë)
Michael McGovern (Irlanda Veriore)
Hannes Halldórsson (Islandë)
Michał Pazdan (Polonia)
Thomas Meunier (Belgjika)


















































