Udhëheqësit e nëntë vendeve jugore të Bashkimit Evropian kanë premtuar mbështetje për forcat e armatosura të Libanit për të rivendosur kontrollin mbi jugun e vendit me shpresën për të sjellë paqen në një zonë të rrënuar nga luftimet e ashpra midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e grupit MED9 – Italia, Spanja, Franca, Greqia, Malta, Qipro, Sllovenia, Portugalia dhe Kroacia – thanë se do të “vazhdonin të avokonin për mbështetje të mëtejshme për Libanin dhe popullin e tij, duke përfshirë ushtrinë libaneze.
“Situata e shpalosur në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht alarmante”, thuhet në deklaratë, shkruan euronews.
“Në dritën e reagimeve të konfliktit të Gazës në rajonin më të gjerë, ne shprehim shqetësimin tonë ekstrem për përshkallëzimin e konfrontimit ushtarak midis Izraelit dhe Hezbollahut”, shton ajo.
Declaration of the 11th Summit of the Southern EU Countries #MED9 Pafos, #Cyprus 🔗 https://t.co/vjyRook7cC pic.twitter.com/XCliksgXnD
— Press and Information Office Cyprus (@CyprusPIO) October 11, 2024
Bëhet e ditur se presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë shtypi se kthimi i forcave të armatosura libaneze në Libanin e Jugut dhe rivendosja e sovranitetit libanez “janë thelbësore për paqen dhe stabilitetin e tij”.
“Ne kemi përsëritur nevojën për një armëpushim dhe ky armëpushim është thelbësor si në Gaza ashtu edhe në Liban. Ne kemi nevojë për të tani, për pengjet tona, për popullsinë civile që janë viktima të dhunës dhe për të shmangur një kontaminim rajonal që është duke kërcënuar stabilitetin e të gjithë rajonit dhe më gjerë”, tha Macron.
Macron nuk specifikoi se çfarë forme do të merrte kjo mbështetje, por tha se një konferencë në Paris më 24 tetor do të synojë të rrisë dërgesat e ndihmave në Liban pasi kriza humanitare po afrohet.
Përpara kësaj konference, Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni thanë se një takim i Ministrave të Mbrojtjes të G7 do të shqyrtojë gjithashtu mënyrat për të ndihmuar ushtrinë e Libanit për të lëvizur në jug.
Ndryshe, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer pothuajse çdo ditë zjarr ndërkufitar që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar.
Por, javët e fundit kanë parë që dhuna është rritur ndjeshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit