LAJMI I FUNDIT:

UBT hap zyrtarisht regjistrimet për festivalin akademik të dijes “Global UBT Fest 2021”

UBT hap zyrtarisht regjistrimet për festivalin akademik të dijes “Global UBT Fest 2021”

Festivali më i madh akademik i dijes në Evropë, “Global UBT Fest 2021” po vjen edhe këtë verë, me shumë aktivitete të larmishme, me qëllim ngritjen e dijes, inovacionit dhe zhvillimit.

Zyrtarisht, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka bërë hapjen e regjistrimeve për këtë ngjarje madhore akademike, që do të mbledhë me vete më shumë se 30 shkolla ndërkombëtare verore, forume, simpoziume, samite, gara e aktivitete kulturore-artistike.

“Sot po bëjmë hapjen e thirrjeve për aplikim për “Global UBT Fest 2021”, i cili është festivali më i madh i dijes në Evropë, që përmban shumë aktivitete në fusha të ndryshme të jetës”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.


Ai ka thënë se ky festival do të jetë i shtrirë në të gjitha qendrat e UBT-së, me një sërë aktivitetesh që do të kontribuojnë në zhvillimin e reziliencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ky festival i cili kap përmasa globale, do të sjellë në Kosovë ekspertë, artistë, si dhe studentë vendor dhe ndërkombëtarë, duke e forcuar imazhin e Kosovës në aspektin global, teksa festivali do të mbahet në formë të kombinuar, duke synuar që më shumë të mbahet në formë fizike, varësisht prej situatës me pandeminë”, ka thënë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Festivali më i madh akademik i dijes “Global UBT Fest 2021” do të mbahet nga 1 korrik deri më 31 korrik, dhe do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar.

Apliko tani: Regjistrimet për “Global UBT Fest 2021”

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori