David Guetta dhe e dashura e tij Jessica Ledon kaluan kohë argëtuese së bashku teksa ishin në plazh në Miami të dielën (19 shkurt).
DJ, 55 vjeç, i ka shuar thashethemet e fundit të ndarjes teksa u pa dorë për dore me bukuroshen brune, 31-vjeçare.
Jessica shfaqi fizikun e saj me një rroba banje të bardha të cilën e përshtati me pantallona të shkurtra për ditën e saj relaksuese buzë detit. Ajo e kompletoi ‘look’-un e saj veror me nuanca dhe një kapelë kafe me thurje.
Ndërkohë Davidi u pa me një bluzë gri të cilën e përshtati me pantallona të shkurtra dhe një palë atlete ‘Nike’, transmeton DailyMail.
Në tetor u raportua se David dhe Jessica i dhanë fund lidhjes së tyre – por fotografitë tani tregojnë se edhe nëse ka pasur vërtet një ndarje, ata janë përsëri së bashku.
Dyshja nuk ishin fotografuar më parë së bashku që kur morën pjesë në ceremoninë e çmimeve “Grammy” në prill 2022, përpara se të shiheshin në udhëtimin e tyre në Miami javën e kaluar.
DJ dhe aktorja thuhej se kishin kërkuar kohë për romancën e tyre shtatëvjeçare, pasi oraret e tyre të ngjeshur dhe angazhimet e udhëtimit nënkuptonin se stili i tyre i jetesës nuk ishte më i ‘përputhshëm’.
Një burim i tha The Sun në atë kohë se David ishte duke banuar në Ibiza gjatë verës për performanca e tij, ndërsa Jess jetonte në Shtetet e Bashkuara, duke bërë presion mbi marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, edhe atëherë, thuhet se kishte ekzistuar një shpresë se Guetta dhe partnerja e tij do të rindeznin romancën e tyre një ditë – gjë që tani duket se ka ndodhur.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2015 dhe në vitin 2021 u raportua se David i kishte dhënë bukuroshes brune një unazë premtimi në vend të unazës së fejesës, pasi ai ‘nuk beson më në martesë’.
David dhe ish-gruaja e tij Cathy ishin martuar që nga viti 1992 derisa vendosën të ndaheshin 22 vjet më vonë në vitin 2014, ajo kishte qenë një bashkëpunëtore e rëndësishme e biznesit gjatë gjithë karrierës së DJ-së.
Dyshja u ndanë miqësisht dhe bashkë kanë dy fëmijë. /Telegrafi/