“U përpoqën të më thyenin, por Allahu më përtëriu”, kampioni i shumëfishtë botëror i atletikës konvertohet në Islam

Vrapuesi amerikan dhe një nga njerëzit më të shpejtë në historinë e atletikës, Fred Kerley, e bëri zyrtar pranimin e Islamit duke ndarë një video të konvertimit të tij në profilin e tij në Instagram.
Kerley (30 vjeç), i cili ka fituar tre medalje ari në kampionatin botëror dhe dy medalje olimpike në karrierën e tij, postoi një video të vetes duke recituar shahadetin - deklaratën islame të besimit - në një xhami.
Ai postoi gjithashtu një video në të cilën reciton fjalët e betimit ndaj fesë. Ai thotë se ata "u përpoqën ta thyenin, por në fund ai u konvertua".
“Ata u përpoqën të më thyenin, Allahu më përtëriu. Sot shqiptova Shahadetin. Jam i konvertuar. Jam kthyer në shtëpi", shkroi Kerley në profilin e tij.
Ndryshe, ai është njeriu i shtatë më i shpejtë në historinë e njerëzimit. Me një kohë prej 9.76, vetëm gjashtë persona kanë arritur të vrapojnë më shpejt në histori: Usain Bolt, Yohan Blake, Tyson Gay, Asafa Powell, Justin Gatlin dhe Kishane Thompson.
Ai u bë kampion bote në 100 metra në Eugene në vitin 2022, ndërsa fitoi medalje ari në kampionatin botëror të stafetës 4x100 metra në Doha në vitin 2019 dhe Budapest në vitin 2023.
Në Lojërat e fundit Olimpike në Paris, ai fitoi një medalje bronzi në 100 metra, dhe në Tokio në vitin 2020, ai fitoi një medalje argjendi në 100 metra. /Telegrafi/


















































