LAJMI I FUNDIT:

U përplasën verbalisht në fitoren ndaj Realit – Guardiola tregon se çfarë do ndodhë me De Bruynen

U përplasën verbalisht në fitoren ndaj Realit – Guardiola tregon se çfarë do ndodhë me De Bruynen

Pep Guardiola ka këmbëngulur se ai nuk kishte asnjë problem me Kevin De Bruynen, duke i thënë atij të “heshte” gjatë fitores së Manchester City ndaj Real Madridit.

Belgu u kap në kamera duke i bërtitur spanjollit, pasi trajneri i Cityt e udhëzoi atë nga ana e tij që të “kalonte topin”. Ky incident ndodhi gjatë fitores jashtëzakonisht mbresëlënëse të Cityt 4-0 ndaj Realit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Klipi i përplasjes verbale u bë viral në mediat sociale, me disa spekulime se mund të ketë një problem mes strategut të Man City dhe mesfushorit. Por, duke folur para ndeshjes së Cityt kundër Chelseat të dielën, kur ata mund të sigurojnë titullin e Ligës Premier në rast të fitores, Guardiola shpjegoi pse ai inkurajon De Bruynen të jetë i zëshëm në fushë.


Kevin De Bruyne

“Debati me Kevinin, më pëlqen”, deklaroi ai. “Ne i bërtasim njëri-tjetrit. Më pëlqen. Ndonjëherë është pak e sheshtë, më pëlqen kjo energji”.

“Nuk është hera e parë, nuk e shihni, por ai më bërtet në stërvitje. Kjo është ajo që na duhet. Pas kësaj ai bëhet më i mirë. (Ilkay) Gundo(gan) humbi topin, Kevin gjithashtu, nuk na duhej kjo në lojë. Në pjesën e parë fola për kontrollin e lojës, i lëshoja dhe i ktheja”.

“Kevin qëndron i qetë dhe bën një asistim të jashtëzakonshëm. Jack (Grealish) bëri të kundërtën, ai mund të vraponte, por ndihmon ekipin dhe bashkohet me pasimet. Është futboll, ne mund ta bëjmë. Këto gjëra duhet të ndodhin që të jenë konkurruese”, ka shtuar më tej ai.

City pret Chelsean të dielën në Ligën Premier, kur mund të ngrejë trofeun, para finales së FA Cup kundër Manchester United më 3 qershor dhe finales së Ligës së Kampionëve më 10 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Kyle Walker injoron De Bruynen kur pyetet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te City

Kyle Walker injoron De Bruynen kur pyetet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te City

Premier League
Barcelona më në fund paguan gjithë borxhin te Borussia Dortmund për Ousmane Dembelen

Barcelona më në fund paguan gjithë borxhin te Borussia Dortmund për Ousmane Dembelen

La Liga
Kalo në kategori