LAJMI I FUNDIT:

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar raportimet se Kevin De Bruyne do të shkojë në Arabinë Saudite.

Kontrata e De Bruyne në Etihad skadon në vitin 2025, kur ai do të jetë 34 vjeç dhe ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Superligën Saudite, duke qenë një objektiv që kur një mori lojtarësh elitarë u transferuan në këtë ligë.

Dhe sipas gazetarit Rudy Galetti, ka një “marrëveshje verbale” mes yllit belg, De Bruyne dhe kampionëve të Superligës Saudite, Al Ittihad.


De Bruyne arrin marrëveshje me klubin e ri, atij pritet t’i bashkohet edhe Ederson
Lexo po ashtu De Bruyne arrin marrëveshje me klubin e ri, atij pritet t’i bashkohet edhe Ederson

Megjithatë, trajneri i Cityt, Guardiola ka mohuar një gjë të tillë, duke konfirmuar qëndrimin e belgut në Etihad.

“Jo, Kevin nuk do të largohet”, ka theksuar Guardiola për mesfushorin belg, një nga më të mirët në historinë e Ligës Premier.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe për një largim të portierit Ederson drejt Arabisë Saudite, por as ky transferim nuk do të materializohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori