Një i ri nga Spanja që ishte i njohur në YouTube për videot e tij që i publikonte duke u hedhur me parashutë nga lartësi të ndryshme, ka humbur jetën pasi nuk i është hapur parashuta duke rënë nga 45 metra lartësi.

Ruben Carbonell Beneyto, 29-vjeç, kishte arritur tinëzisht të futet në fabrikën e çimentos në qytetin Alikante në orët e para të mëngjesit të mërkurës, me qëllim që ta filmoj hedhjen e tij me parashutë nga ndërtesa të cilën planifikonte ta publikonte në kanalin e tij në YouTube, transmeton Telegrafi.


2 23

Ai ishte ngjitur në oxhakun 45 metra të lartë, por gjatë hedhjes jo gjithçka shkoi sipas planit. Atij nuk i është hapur parashuta, me ç'rast ka rënë në tokë duke mbetur i vdekur në vend.

Në ato momente ai ishte me një shok i cili menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e tij. Policia ka njoftuar se kanë filluar hetimet dhe shpejt pritet të dalin me një raport që tregon se si janë futur në fabrikë dhe ishin ngjitur në oxhak.

3 15

Carbonell ishte adhurues i flaktë i sporteve ekstreme, kurse videot që i publikonte shihej se i pëlqente adrenalina derisa hidhej me parashutë nga urtat e larta. /Telegrafi/