Për të katërtën herë me radhë, në Ohër është mbajtur maratona e programerëve, ''Codefest'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me moton ''Sfido kufijtë e tu'', aktiviteti i sivjetëm u pasurua me një konferencë shkencore, me pejsëmarrjen e ekspertëve të njohur të sferës së teknologjisë informatike, ndër të cilët edhe ekspertë të ''Google'' dhe ''Viber''.


Maratona u hap nga ministrja e shoqërisë informatike dhe administratës, Mara Arsovska - Tomovska, e cila tha se bota është duke ndryshuar shpejtë, kurse zhvillimin e diktojnë teknologjitë informatike, duke veçuar se sotë arrijnë suksese kompanitë të cilat mendojnë shpejt dhe dijnë si t'i shrytëzojnë përfitimet teknologjike./Telegrafi/