LAJMI I FUNDIT:

U martuan në pleqëri, bashkëshorti mbyti me çekan gruan

U martuan në pleqëri, bashkëshorti mbyti me çekan gruan

Krim i rende brenda familjes ne Shkodër. Burri ka vrare bashkëjetuesen e tij, duke e qëlluar disa herë në kokë me çekiç dhe ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve.

Mësohet se ngjarja e rendë ka ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Çifti i të moshuarve kishin rreth tre vite që bashkëjetonin dhe viktima ishte gruaja e dytë e 60 vjeçarit dhe njiheshin si çift që kishin zënka dhe probleme të vazhdueshme me njeri tjetrin.

Policia benë me dije se në pranga është vënë shtetasi Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.


“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Sipas Policisë si provë materiale ka sekuestruar sendit me të cilin autori ka qëlluar viktimën.

“Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal”, theksohet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori